Berisha kërcënon Ramën: Mbathja një minutë e më parë
Transmetuar më 14-05-2019, 16:56

Ish-Kryeministri Berisha i është përgjigjur konferencës së dytë të Ramës me gazetarët brenda dy ditësh me një postim të shkurtër ku i sugjeron se duhet të kthjellohet dhe të heqë vizat.

“Nuk shpëtohet lekura duke braktisur zyren dhe fshehur ne vend strehimet e Enverit! Mbathja një minutë e më parë. Rama ik!”, shkruan Berisha në postimin në Facebook të shoqëruar me dy foto nga protestat e opozitës.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit. Dy foto dhe ndonje keshille per Edvinin! Edvin nuk mbahet pushteti me viza, gaz, helm, horra, strehime ne bunker dhe monologje boshe!

Hiqi vizat, kthjellohu per nje moment. Shiko vetem keto dy foto qe po ti postoj per te te ndihmuar sadopak! Nuk shpetohet lekura duke braktisur zyren dhe fshehur ne vend strehimet e Enverit! Mbathja nje minute e me pare. Rama ik

Loading...
loading...
Loading...