Transmetuar më 14-05-2019, 16:40

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pritet të dalë para medias pasditen e sotme.

Z.Basha njoftoi për një konferencë shtypi në orën 17.00 në selinë e demokratëve.

Nuk dihet se çfarë z.Basha do të thotë në këtë takim me median.

Megjitharë burime jozyrtare thanë për noa.al se në këtë konferencë për shtyp z.Basha do të replikojë me z.Rama lidhur me deklaratat e këtij të fundit mesditën e sotme.

Z.Basha do të komentojë dhe ftesën për dialog dhe pritet të konfirmojë se nuk pranon të ulet në tryezë bisedimesh me Ramën, pasi sipas Bashës opozita i ka bërë të qarta kërkesat e saj dhe dialogu vlen të bëhet vetëm pasi të largohet kryeministri aktual për ti hapur rrugë një qeverie tranzitore e cila të përgatisë zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me ato lokale, në vjeshtë të këtij viti ose pranverën e ardhshme.

Më herët dje, u publikua në shtyp një draft marrëveshje që opozita i ka dërguar Ramës. Asnjë nga palët nuk e ka komentuar atë deri tani.

PËRDITËSIM

Konferenca për shtyp nisi pas orës 17.30 dhe e ndiqni live këtu: