Transmetuar më 14-05-2019, 16:18

Presidenti i Partive Popullore Europiane, PPE Joseph Daul ka reaguar pas protestave të opozitës së bashkuar në Shqipëri.

Daul përmes një statusi në “Twitter” shprehet se dënon dhunën në protesta, ndërsa shton se palët duhet të ulen në tryezë bisedimi për dialog.

“Dënojmë fuqioshëm përdoriimin e dhunës gjatë demonstratave të fundit në Shqipëri. Të gjitha palët e përfshira duhet të kthehen në një dialog të ndershëm politik, të adresojnë shqetësimet dhe shkaqet rrënjësore, të rrisin retorikën dhe të qëndrojnë larg çdo0 lloj dhune”, shkruan Daul.