Transmetuar më 14-05-2019, 15:45

Një aksident i rëndë me pasojë një person të plagosur ka ndodhur pak minuta më parë në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Milot- Rrëshen, në Fushë Milot, ku mjeti me drejtues N.K., 59 vjeç është përplasur me mjetin me drejtues C.V., 55 vjeç të dy banues në Milot

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur shtetasi G.L., banues në Milot i cili udhëtonte si pasagjer në mjetin me drejtues C.V.

Menjëherë pas aksidentit i plagosuri është dërguar me urgjëncë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit./b.l/noa.al/