Transmetuar më 14-05-2019, 15:30

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë për 50 protestues. Në vendimin e gjykatës u mor masa e “arrestit me burg” për 20 protestues, ndërkaq, për 11 protestues u dha masa “arrest shtëpie” dhe për 19 të tjerë masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”.

Vendimi u kundërshtua nga protestuesit dhe familjarët e tyre të cilët thanë se i vetmi krim që kanë bërë është protesta e lirë dhe paqësore.

Procesi gjyqësor është shoqëruar me reagime të forta ndaj gjyqtarit Arben Micko.

Protesta e 11 majit, zhvilluar nga opozita e bashkuar u kritikua edhe nga ambasadat në vendin tonë. Ndërkombëtarët deklaruan se në atë protestë është përdorur dhunë.

Edhe dy eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan i janë drejtuar me një letër të hapur qytetarëve shqiptarë, ku u kërkojnë atyre se është koha e duhur për t’i treguar botës se Shqipëria dhe shqiptarët janë të aftë për t’i zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore dhe demokratike.

Opozita mbajti ditën e djeshme protestën e pestë kombëtare, ky ndryshe nga protestat e kaluara, kjo e 13 majit ishte një protestë pushim. Protestuesit, të udhëhequr nga kreu i PD-së, Lulzim Basha marshuan për tre orë, duke kaluar nëpër pesë institucione të vendit./b.l/noa.al/