Transmetuar më 14-05-2019, 15:05

Petrit Vasili ka reaguar pas konferencës për shtyp të kryeministrit Edi Rama. Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se Rama bën rolin e prokuorit dhe gjykatësit për Vangjush Dakon, Saimir Tahirin dhe 21 janarin. Ai shtoi se drejtësia e Ramës është alibia për kriminelët. Ndërsa theksoi se kryeministri nuk çliron dot ankthin e duarve të lyera me gjak.

“Kuvendi ka mbetur pa qeverisje. Pushtuesi i Parlamentit i tregoi shqiptarëve burgun. Ka ofruar të bëjë prokurorin, gjykatësin për të akuzuarit e tij. Bëri avokatin e Dakos, Saimir Tahirit dhe avokatin e 21 janarit që e shkaktoi vetë. Gatuesit e 21 janarit paskan alibi sot. Agron Malaj është i pafajshëm megjithëse ishte shefi i grupit të zjarrit në 2011. Edi Rama atij i jep alibinë, titull, amnistinë e gjithçka. Drejtësia e Edi Ramës është alibia për kriminelët”, deklaroi Vasili.

Më tej Vasili teksa I fton qytetarët të mos bëjnë asnjë hap pas, shprehet se Rama është në grahmat e fundit të pushtetit.

“Në emër të varfërisë kryeministri u ofron vetëm burgun. Memoria e shqiptarëve është shumë e fortë dhe e ftohtë dhe objektive që di ta dallojnë mashtrimin nga e vërteta. Çfarë tha Rama tjetër për shqiptarët? Tha se nuk ka asnjë problem kriza ekonomike. Edi Rama qau për kushtetutën u shpreh se kushtetuta është e paprekshme për ta. Shqipëria kishte kushtetutë në atë kohë, por kur edi Rama tmerrohet kushtetuta shkelet.

Ky që nuk e shkelka dot kushtetutën e shkel për ligjin e Hipotekës. Edi Rama zgjedh të dalë dhe t’i tregojë shqiptarëve që pushteti do t’i jepet sovjetëve dhe bolshevikëve. Shqipëria nuk i ka të hapur negociatat dera e europës është mbyllur vetëm për një shkak, shkelja e ligjit. Ju do përdhunoheni pa shkak dhe akuza siç u përdhunua Sahit Dollapi.  Asnjë hap pas të nderuar qytetarë, Edi Rama ka rënë është në grahmat e fundit.”, tha Vasili./b.l/noa.al/