Transmetuar më 14-05-2019, 13:56

Emme Maribel Muñiz ka trashëguar talentin e prindërve të saj, pasi ka një zë të mrekullueshëm.

Javën e kaluar J.Lo ka postuar një video në Youtube, ku shfaq prapaskenat gjatë përgatitjes për performancën live të këngës së saj të re "Medicine”.

Gjatë kohës që këngëtarja praktikonte vokalin e saj nën tingujt e pianos, e bija iu bashkua. Këngëtarja i sugjeroi të këndonte këngën "If I Ain’t Got You", të Alicia Keys dhe çfarë ndodhi më pas ishte emocionuese.

Një performacë e jashtëzakonshme dhe një vokal shumë i fuqishëm ai i Emme! Videoja në Youtube ka arritur rreth 2 milionë klikime dhe të gjithë kanë mbetur të surprizuar nga talenti, deri më tani, i pazbuluar i Emme.

Jennifer pritet të nisë turin e saj më 7 qershor dhe mezi po presim të shohim nëse do të na surprizojë në një performancë me vogëlushen e saj, Emme.