Rama: Kemi finalizuar një ekip të mirë kandidatësh, 50% gra e 50% burra
Transmetuar më 14-05-2019, 13:16

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për 61 kandidatët për bashkitë dhe listat e këshilltarëve bashkiakë. Në një konferencë me gazetarët, Rama tha se ka ardhur koha për fushatën zgjedhore të 30 qershorit.

“Mundësi të mirë komuniteteve që do të votojnë në 30 qershor, duke rikonfrimuar një pjesë të kryetarëve të bashkive që në gjykimin tonë kanë bërë punë të lavdërueshme dhe duke iu propozuar komuniteteve në bashkitë që në këtë mandat që po mbyklet nuk janë drejtuar prej nesh kandidatura me potencial real për të ndërtuar një qeverisje vendore të re më standarde sipas ambicjes sonë që besoj është e lexueshme në bashkitë që kemi qeverisur deri më sot, ashtu sikundër më vjen mirë që përsëri kemi vendosur para gjykimit të qytetarëve skuadra të këshilave me 50% gra e vajza dhe 50% burrë e djem në gjithë territorin”, u shpreh Rama.

Më tej ai shtoi se ndjehet i kënaqur me kandidaturën që i ka propozuar komunitetin shkodran, Kukësit apo edhe Durrësit. “Jam shumë i kënaqur me kandidaturën që kemi propozuar komunitetin shkodran, një individ që meriton gjithë respektim dhe vlerësimin tonë dhe timin, se e kam njohur në kryerejn e disa detyrave të rëndësishme që i përket atij komuniteti si gjenerata e re e një familjeje me rrënjë të thella në Shkodër e traditë familjare të respektueshme.

Besoj që i kemi dhënë Kukësit kandidaten e duhur për të bërë ndryshim të rëndësishmë në këtë bashki, një personazhi i mirënjohur për komunitetin dhe që më parë në detyrën e prefektit të Kukësit ka dhënë prova të mjaftueshme për tu vlerësuar si administrator i aftë.

Në Durrës kemi vendosur të besojmë te fuqia e gruas, një zonjë që për 6 vjet ka drejtuar tatimet në zonën e Durrësit dhe për të cilën nuk ka pasur asnjëherë ankesë e jo më pastaj arsye të qënësishme për të vënë në dyshim integritetin”, tha Rama./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...