Ambasadori zvicerian apel partive politike: Duhet dialog, dhuna e papranueshme
Transmetuar më 14-05-2019, 13:08

Ambasadori i Zvicrës në vendin tonë, Andre Maître, ka apeluar nga Shkodra palët politike që të ulen në dialog. Gjatë fjalës së tij ai është shprehur se palët duhet që të gjejnë një dialog mes tyre, pasi sipas tij kjo do të ishte gjëja e duhur sepse dhuna ngado që vjen është e papranueshme.

“Ajo që është e rëndësishme është që të jesh i gatshëm për dialog. Bie dakord me kolegët e mi që një zëri kanë thënë se dhuna, nuk ka rëndësi nga vjen është tërësisht e papranueshme. Në vendin tim, në Zvicër një faktor i rëndësishëm ka qenë gadishmëria githmonë për dialog dhe vullneti për të arritur gjërat.

Zgjedhjet janë faktor thelbësor i demokracisë dhe vetë emri zgjedhje do të thotë të kesh mundësi të zgjedhësh mes palëve të ndryshme”, u shpreh Matre.

Duke komentuar protestat e opozitës ai tha se është informuar se ka pasur episode dhune.

“Më kanë informuar që ka pasur aspekte të dhunshme gjatë protestave. Nëse ka pasur dhunë nuk është zgjidhje e mirë. Insistoj se dhuna nuk është mënyra e duhur për të arritur për të ecur përpara”, tha ai.

Loading...
loading...
Loading...