Transmetuar më 14-05-2019, 12:56

Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në facebook, ku i është përgjigjur reagimit të një dite më parë të kryeministrit Edi Rama, mbi protestën e opozitës.

“Ka raste që duhet dëgjuar edhe çfarë thotës Rama…” shkruan Paloka ndërsa sjell në vëmendje reagimin e kryeministrit.

“Dy protestat e fundit kombëtare, të zhvilluara brenda pak orëve ; qoftë për pjesmarrjen, qoftë për vendosmërinë dhe duke marrë parasysh të gjitha rrethanat dhe situatat që u krijuan, do të benin të reflektonte çdo njeri normal.

Po çfarë thotë Rama pas kësaj?!  “Qeveria nuk rrëzohet me kapsolla…E humbët autobuzin e qershorit…” Në fakt asnjë “autobuz” nuk është humbur se qershori dhe 30 qershori në veçanti me sa di unë, nuk kanë ardhur e jo më të kenë ikur. Po mbase Rama duhet dëgjuar kur thotë se qeveria nuk ikën me kapsolla dhe xhiro boshe”, shkruan Paloka.

Më tej ai shton se, “Këtë duhet ta dëgjojnë dhe 80 % e shqiptarëve po ta kuptojnë dhe ata që vazhdojnë të përmendin “dhunën e opozitës”. A e kanë pyetur Ramën se ku po kërkon të na cojë, apo kjo nuk ju intereson…?”/b.l/noa.al/