Edi Rama sqaron arsyen pse po del në konferencë për shtyp
Transmetuar më 14-05-2019, 11:45

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar për në orën 13.00 konferencë për shtyp me gazetarët.

Përmes një mesazhi që sapo publikoi në Twitter, z.Rama tha se kjo dalje për mediat vjen pas regjistrimit të kandidatëve tanë për 61 bashkitë dhe listave të këshilltarëve bashkiakë për mandatin e ri të qeverisjes vendore.

"Koha për fushatën zgjedhore të 30 qershorit", thotë z.Rama.

Njëkohësisht z.Rama ka një ftesë të re për dialog ndaj opozitës.

Ndaj Rama thotë se angazhohet edhe "për vijimin e përpjekjeve për dialog" me opozitarët të cilët gjithsesi i ka cilësuar si "të vetëpërjashtuarit nga zgjedhjet".

Loading...
loading...
Loading...