Transmetuar më 14-05-2019, 11:41

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi ditën e sotme që të pushojë çështjen në ngarkim të Admir Murataj.

Ky vendim u mor pasi prokurori i çështjes Ened Nakuci, paraqiti gjatë seancës certifikatën e vdekjes së Murataj, nga Bashkia e Bajram Currit.

Kështu në të thuhej se Murataj ka vdekur në 9 prill, me një plumb në kokë, i gjetur në rrugë.

Po ashtu pohohet se nga gjurmët e gishtërinjve dhe nga këqyrja e kufomës është bërë identifikimi i tij, duke bërë që gjykata ta shpallë zyrtarisht të vdekur.

Murataj ishte në gjykim krahas grabitjes së Rinasit në 9 prill, edhe për tre grabitje të blindave me para gjatë viteve 2015-2017.

Grabitja e fundit e thasëve me para ndodhi pak para orës 15.00 të 9 prillit, në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës. Gjithçka brenda një kohe shumë të shkurtër, kur një automjet dyshohet me pesë persona në bord, theu derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, dhe iu afrua me shpejtësi avionit të linjës “Austrian Airlines”, ku sapo ishin ngarkuar për t’u transferuar jashtë vendit, paratë e disa bankave.

Grabitësit hipën në barkun e avionit, në zonën e bagazheve, duke marrë prej andej sasitë e mëdha të parave.

Gjatë largimit nga aeroporti, ndërkohë që është dhënë alarmi për grabitjen, ata kanë hasur në një patrullë të Forcave të Ndërhyrjes së shpejtë, me të cilët ka patur dhe një shkëmbim zjarri. Një prej grabitësve Admir Murataj, gjatë të shkëmbimit të zjarrit, mbeti i vrarë me një plumb në kokë.

Deri tani arrestuar për grabitjen gjashtë persona të dyshuar, Ragip Hajdini, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Oltian Veseli, Saimir Çela dhe Elton Pikli. /a.y/noa.al