Transmetuar më 14-05-2019, 11:30
Duncan Norman, Lulzim Basha, foto arkiv

Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Duncan Norman i ka shkuar në zyrë kryedemokratit Lulzim Basha, pak pas orës 11.00 të kësaj të marte.

Ky takim vjen pak orë pas protestës së djeshme të opozitës, e cila u shoqërua me tensione, kapsolla dhe bomba molotov.

Bëhet me dije se në fokus të takimit është situata aktuale politike, pasi opozita prej muajsh ka nisur valën e protestave.

Kjo pasi qysh kur vendosi të djegë mandatet, opozita ka deklaruar se do i bojkotojë zgjedhjet e 30 qershorit.

Ndërkohë, PD-LSI, kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare. /a.y/noa.al