Rama thërret sërish konferencë të jashtëzakonshme për shtyp
Transmetuar më 14-05-2019, 11:14

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbajë një tjetër konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në mjediset e Kryeministrisë.

Burime zyrtare nga kabineti qeveritar bënë të ditur për noa.al se bashkëbisedimi me gazetarët do të jetë në orën 13:00 në sallën e hartave.

Nuk dihet përse Rama thërret sërish konferencë për shtyp vetëm pak pas të dielës pasdreke kur ai pati një tjetër dalje të gjatë për mediat ku rikonfirmoi qëndrimin e tij se zgjedhjet lokale do të bëhen më 30 qershor dhe ato të përgjithshme në qershor 2021.

Më herët mbrëmë, z.Rama i kërkoi liderit demokrat Basha që të ulen në dialog.

Sakaq dje u publikua dhe një draft marrëveshje që opozita i propozon qeverisë.

Nuk dihet nëse dalja sot e Ramës lidhet me këtë draft marrëveshje.

Loading...
loading...
Loading...