Transmetuar më 14-05-2019, 11:07

Fotografia që shoqëron shkrimin po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale ditëve të fundit, duke çmendur përdoruesit.

Bëhet fjalë për një imazh bardhë e zi, në qendër të së cilit lexohet një numër.

Por në bazë të numrit që secili prej nesh lexon, mund të diagnostikohet një problem me shikimin.

Pamja është përhapur me shpejtësi dhe ka marrë pëlqime të shumta. Ndaj përqendroheni shikimin në qendër të fotografisë dhe mundohuni që të lexoni një numër, i cili nuk lexohet njëlloj nga të gjithë.

Nëse në qendër keni lexuar numrin 1240, kjo do të thotë se nuk keni probleme serioze me shikimin. Por nëse keni parë numrin 1246, kjo do të thotë që vuani nga një miopi e lehtë, shkruan noa.al.

Ndërsa kush sheh numrin 3240, vuan nga astigmatizmi dhe ka vështirësi në të shquajturin e ngjyrave. Kush sheh në imazh numrin 3246, vuan nga miopia dhe astigmatizmi. /a.y/noa.al