Transmetuar më 14-05-2019, 10:48

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, reagon një ditë pas protestës mbrëmjes së djeshme të opozitës.

Ai thotë se Tirana është më e fortë dhe nuk i përkulet dhunës.

“Tirana kthehet në normalitet pas valës së vandalizmit të krahut të djathtë! Qyteti ynë është i fortë dhe progresiv! Nuk do t’i përkulet urrejtjes dhe dhunës!

Ne jemi në shtëpi për 140 kombësi, dhe respektojmë të gjithë ata që shërbejnë dhe jetojnë këtu”, shkruan Veliaj në Twitter. /a.y/noa.al

Protesta e opozitës, policia: Tre efektivë të plagosur, 7 të arrestuar