70 banesa të grabitura në Francë, shkatërrohet grupi i shqiptarëve/ Emrat
Transmetuar më 14-05-2019, 10:23

Shtatë shqiptarë janë vënë në prangat e policisë franceze dhe asdaj shqiptare, të akuzuar për grabitjen e rreth 70 apartamenteve në zonën e Nancy në Francë, gjatë muajve të fundit të vitit 2018.

Katër nga të arrestuarit janë me mbiemër Kajtazi, pjesëtarë të së njëjtës familje, të drejtuar nga Arif Kajtazi.

Ndëfrkohë në Shqipëri u arrestuan tre persona nga Laçi, Besnik Fufi, Alfons Perloka dhe Aleks Marku, për të cilët gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Grupi i strukturuar kriminal.

Rezultatet e operacionit u bënë publike në një konferencë pasditen e së hënës, në Nancy nga kryeprokurori i rajonit, François Pérain dhe prokurori shqiptar, Besim Hajdarmataj.

Në bazë të hetimeve të përbashkëta franko-shqiptare rezulton se familja Kajtazi u siguronte Fufit, Perlokës dhe Markut banesën dhe mjetet për realizimin e vjedhjeve.

Tre të arrestuarit në Shqipëri, pasi kryenin vjedhjet në Francë, riktheheshin në qytetin e tyre, në Laç, ku depozitonin sendet e grabitura.

Të arrestuarit, dyshohet se kanë kryer vjedhje edhe në Belgjikë dhe Itali, ndërkohë që ndalimi i tyre u bë paralelisht në Francë dhe në Shqipëri. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...