Transmetuar më 14-05-2019, 09:34

U ndje keq krejt papritur në klasë teksa ndodhej në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Kështu një mësuese 41-vjeçare, gjeti vdekjen paraditen e kësaj të hëne.

Laura Forni ishte duke dhënë mësim në një shkollë të mesme në Albavilla të Como, në Itali, kur u ndje keq.

Gruaja u dërgua me urgjencë në spitalin e Comos, por pa rezultat.

Çdo tentativë rezultoi e kotë, duke bërë që Forni të gjejë vdekjen, bashkë me foshnjën që mbante në bark.

Lidhur me shkaqet e vdekjes hetimet janë në vijim. Laura Forni ishte mësuese edukimi artistik, ishte e martuar dhe kishte edhe një djalë 6 vjeç. /a.y/noa.al