Transmetuar më 14-05-2019, 09:22

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranës jep një mesazh ngushëllimi, për vdekjen e majorit Klodian Tanushi, si pasojë e shpërthimit të një mine.

Në mesazh thuhet se “Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.

Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij”.

Trupi i pajetë i major Tanushit, do të vijë në Shqipëri gjatë së mërkurës.

Shpërthimi i minës ndodhi mëngjesin e të hënës së 6 majit në Letoni, ku Forcat tona të Armatosura janë përfaqësuar me një kontigjent në kuadër të misionit të NATO-s “Enhanced Forward Presence”.

Grup i kontigjentit të asgjësimit të municioneve dhe lëndëve eksplozive, gjatë kryerjes së detyrës së tyre, në ora 09.10 të 6 majit, mbetën të dëmtuar nga shpërthimi i disa municioneve të paplasura.

Ngjarja ndodhi gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në bazën e NATO-s ku ishte zhvilluar një stërvitje ushtarake e një prej aleatëve.

Nga ky shpërthim mbeti e plagosur dhe më pas humbi jetën nëntetare Zarife Hasanaj.

Të plagosur mbetën edhe komandanti i kontigjentit, Major Klodian Tanushi dhe Rreshter Julian Kapaj. Por pavarësisht ndihmës së marrë në spital, major Tanushi gjeti vdekjen pak ditë më vonë. /a.y/noa.al