Kamarierja hap dhomën e hotelit dhe gjen tre persona të vrarë me shigjeta
Transmetuar më 14-05-2019, 08:30

Është e veshur me mister ngjarja, ku tre trupa u gjetën të pajetë të vrarë me shigjeta, në një dhomë hoteli në Passau, të Baviera, Gjermani.

Bëhet fjalë për trupat e dy vajzave 30 dhe 33 vjeçe dhe të një burri 53 vjeç, të cilët kishin mbërritur në hotelin bavarez të premten, ku prenotuan një dhomë për tre persona.

Viktimat kishin me vete materiale të përdorura për gjueti, por nuk kishin bagazhe me vete.

Mëngjesin e së shtunës, kamerierja e hotelit ‘Gasthof Pension Zur Triftsperre’, hyri pasi duhej të merrej me pastrimin, por u shokua kur gjeti tre trupat e pajetë, shkruan noa.al.

Personeli i shërbimit dhe mysafirë të tjerë në hotel, thanë se nuk kishin dëgjuar asnjë zhurmë të dyshimtë nga dhoma nr.20.

Momentalisht po hetohet pista e vrasje-vetëvrasjes. /a.y/noa.al

Loading...
loading...
Loading...