Transmetuar më 14-05-2019, 08:17

Deputeti socialist Ervin Bushati nxjerr numrin e votave dhe thotë se kryedemokrati Lulzim Basha nuk fiton as në shtëpinë e tij.

Bushati ka publikuar rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2017 në Qendrën e Votimit 1929 ku ka marrë 33% të votës së fqinjëve.

Sipas tij, “makthi” i Bashës janë tre vajza që ishin komisionere në këtë qendër votimi.

Basha nuk fiton zgjedhjet në shtëpinë e tij: Si pretendon të bëhet Kryeministër?!

Fakti 1: Z. Lulzim Basha gjithë jetën e tij ka votuar në të njëjtën kuti, #QV1929: që kur la lindur në shtëpinë e prindërve të tij. Të njëjtët komshinj të cilët e njohin mirë që prej vitit 1974… Por se besojnë këtu në Njësinë #8 Tiranë.

Fakti 2: Z. Lulzim Basha në Zgjedhjet 2017 mori vetëm 33% të Votës së komshinjve të tij që e njohin që fëmijë: pra ka humbur në Shtëpinë e tij. Mos harrojmë që kjo është një lagje që votonte historikisht Djathas: që kur u bë z. Basha kryetar, PD nuk fiton më aty!

Fakti 3: Në Zgjedhjet 2017, në #QV1929 ditën e votës, komisionere të PS ishin 3 studente ekselente. As banda dhe as kriminelë: por 3 vajza që ja ulën kokën kryetarit të PD, pikërisht pak metra nga ku ka lindur e është rritur. Këto vajza janë makthi i Bashës?!

PS mori +61 vota më shume se PD datën 25.06.2017!

E ftoj Z. Basha: të gjejë CILA BANDË i vodhi zgjedhjet pikërisht në SHTËPINË E TIJ?!

Ai pretendon më kot se bandat dhe grupet kriminale i kanë vjedhur votat. E quan jolegjitime Kuvendin që doli nga zgjedhjet me demokratike të mbajtura ndonjëherë, standardet e së cilës i garantoi vetë duke patur në drejtim gjithë institucionet më të rëndësishme në vend.

Lulzim Basha hedh bomba ruse molotov drejt institucioneve të Shtetit Shqiptar; ndërsa kur ndodhej brenda tyre qëlloi dhe Vrau protestuesit në Bulevard.

Ai dështoi kur ishte pjesë e qeverisë, dështoi kur ishte në krye të Bashkisë Tiranë: por sot rrezikon seriozisht të ardhmen e Partisë Demokratike, duke e tërhequr poahtë fatin e saj si “Parti e Dhunës” në rrugë.

Nuk duhet harruar se, Mandati i deputetit është kontrata me popullin për të përfaqësuar interesat e tij në Kuvend. Protesta e sotme nuk tregon as përgjegjegjshmëri dhe as përmbajtje.

Pikëpamjet politike të ndryshme duhet të trajtohen përmes debatit dhe dialogut- Në Kuvend. Basha s’nuk. Luli Molotov. /a.y/noa.al