Transmetuar më 14-05-2019, 07:57

Mësohet emri i kandidatit të fundit për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, në radhët e Partisë Socialiste.

Nga selia rozë për Bashkinë e Peqinit, PS ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, emrin e Lorenc Toskut.

Kandidimi i tij është i fundit që zyrtarizohet, pasi të shtunën selia rozë nxori edhe emrat e tjerë.

Sakaq rreth orës 23.00 të mbrëmjes së djeshme, kur në mesnatë mbyllej afati i dorëzimit të kandidatëve, Bindja Demokratike e Astrit Patozit, ka hedhur një emër në garë.

Bëhet fjalë për Edmond Pirolin, të cilin Bindja e ka kandiduar për Bashkinë e Kurbinit. /a.y/noa.al

Zgjedhjet e 30 qershorit, PS zbardh emrat e kandidatëve për secilën bashki