Transmetuar më 14-05-2019, 02:03

Regjisorët e famshëm gjermanë Michael Wech dhe Hanns-Bruno Kammertons kanë vendosur të bëhen bashkë për një film të ri mbi jetën dhe karrierën e kampionit të Formula 1, Michael Schumacher.

Ai është i vetmi pilot i këtij sporti i cili ka fituar 7-të kampionate të Formula 1 dhe ky film do të zbulojë të gjitha prapaskenat e karrierës së tij nëpërmjet video-ve dhe imazheve të papublikuara më parë.

Filmi do të shfaqet premierë në muajin dhjetor 2019 fillimisht në Gjermani dhe në Zvicër.

Filmi do të përfshijë intervista dhe histori nga familjarët e tij, miqtë, kolegët e tjerë pilotë si edhe kundershtatët e skuterive të tjera me të cilët ai ka konkurruar për t’u ngjitur në podium.

Për herë të parë do të flasin për publikun e shoqja e Schumacher, Korina 50 vjeçe dhe babai i tij, Rolf 73 vjeç.

Ky realizim i cili momentalisht është duke u montuar do të vijë si tribut për 50-vjetorin e Schumacher, 25 vite pas herës së parë kur ai është shpallur kampion me Ferrarin në vitin 1994.

Michael është i vetmi pilot i cili ka rrëmbyer 91 kupa në historinë e Formula 1.

Në vitin 2013 ai u përfshi në një aksident fatal, truri i të cilit mbeti i dëmtuar nga rënia me ski. Momentalisht Michael Schumacher i cili në janar mbushi 50 vjeç, është ende në gjendje koma dhe kjo po vazhdon prej afro gjashtë vjetësh.