Transmetuar më 14-05-2019, 01:01

Opinionisti i njohur Fatos Lubonja shigjeton ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhs shprehet me nota kritike për mënyrën se si ajo po reagon mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe vlerëson nga ana tjetër se dhuna në protesta vjen në kushtet e vetëmbrojtjes.

“Tallen me ne, janë të njëanshëm”, thotë z.Lubonja.

Sipas tij, mesazhet që lëshon selia diplomatike e Uashingtonit në vend janë tallëse fyese për inteligjencen e gjithkujt.

“Keta te ambasades se SHBA duhet te na respektojne dhe mos na tallin me keto mesazhe. Dhuna strukturore e shtetit, shkelja e ligjit i ben qeveria dhe jo opozita. Kur qeveria ushtron dhune pse nuk reagojne keta amerikanet e ambasades.

U vodhen 40 milionë euro tek unaza, pse heshti ambasada edhe pse aty kishin manipuluar firma amerikanesh. Pse nuk reagon ambasada per arta markun qe ska arrestuar asnje per kete skandal.

Mos na merziten keta te ambasades amerikane per parrullat ne shtepine e borchardit por per korrupsionin tek unaza fjala vjen. Jane totalisht te njeanshem. Dhuna e opozites dhe e popullit eshte per vetembrojtje”, u shpreh sot Lubonja.