Çfarë i tha policëve drejtuesi i FNSH kur arrestuan Sahit Dollapin? Ish-deputeti zbulon detaje
Transmetuar më 13-05-2019, 23:52

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zbuluar detaje se çfarë i thanë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Sekretarit Organizativ të kësaj partie, Sahit Dollapit në momentin e prangosjes gjatë protestës mbrëmjen e të shtunës.

“Policia e ka identifikuar që ishte ai, në të gjitha protestat ka mbajtur të gjitha korrespodencat me policinë. Ky akt donte të tregonte që policia do ushtronte dhunë dhe ndaj zyrtarëve politikë. Arben Baro i thotë policëve: Mbyteni! Se duhet të çonte deri në fund porosinë e Sandër Lleshaj. Jo vetëm që ia hoqi kundra gazin, por… E identifikoi e dinte kush ishte. Mbyteni… dhe iu vërsulën. Donte të vazhdonte demonstrimin e forcës”, thotë Alibeaj në një lidhje për emisionin “Opinion”.

Ai tregoi dhe gjendjen e vështirë shëndetësore të zotit Dollapi, për të cilin tha se ka bërë një operacion në këmbë si dhe ka dhe probleme me zemrën.

Alibeaj tha se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, ndërsa dha një koment edhe dhe për ndërkombëtarët.

“Janë pjesë e qenësishme e politikes së këtij vendi. Do t’i informojë për çdo gjë deri në artikulimet periferike se si është realiteti sot. Është detyra jonë. Do jetë e vështirë nga investimi shumë dimesional i Ramës për të krijuar një fasadë, jo të vërtetë siç është realiteti”, u shpreh ai.

Loading...
loading...
Loading...