Transmetuar më 13-05-2019, 22:21

Ashtu siç ishte paralajmëruar, opozita e bashkuar zhvilloi protestën e radhës gjatë mbrëmjes së sotme, pavarësisht reshjeve të shumta të shiut.

Në lidhje me protestën e sotme të opozitës ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama.

Në një reagim në Twitter, Rama shkruan se marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund.

Rama gjithashtu nëpërmjet postimit i bën ftesë kryedemokratit Lulzim Basha që të flasin.

“Marshimet për të rrëzuar qeverinë me kapsolla janë xhiro bosh që nuk nxjerrin askund. Përsëri respekt për Policinë e Shtetit në taksiratin që e ka zënë. Dhe një mesazh për Lulzim Bashën: Lëri kapsollat! Autobuzin e këtij qershori e humbe po mos humb trenin e qershorit 2021! Kur do flasim?”, shkruan Rama./a.k/noa.al/