Transmetuar më 13-05-2019, 21:52

Rrjeti social Instagram është duke larguar të gjitha fotot e shpërndara në rrjet të cilat promovojnë teoritë e pavërteta të vaksinimit.

Instagram ka qëllim të ndalojë keqinformimin rreth kësaj cështje me ndikim në të gjithë botën.

Kompania ka nisur të bllokojë hashtaget për vaksinat si:  #vaçinescauseautism (vaksina shkakton autizëm), #vaçinescauseaids (vaksina shkakton SIDA) dhe #vaçinesarepoison (vaksinat janë helm).

Kur bllokohet një hashtag, nëse një përdorues përpiqet ta kërkojë apo klikojë si term nuk do dalë asnjë rezultat.

Instagram po punon edhe për fotografitë pasi CNN zbuloi se hashtaget e tipit: #VaçinesKill po përdoreshin për përhapjen e keqinformimit, pavarësisht njoftimit të kompanisë se nuk do të lejonte hashtage si #vaçinescauseAIDS, e cila përkthehet "vaksinat shkaktojnë SIDA". /k.k/noa.al/