Transmetuar më 13-05-2019, 21:23

Kryedemokrati Basha e nisi me një falenderim për ata që morën pjesë në protestën e sotme, fjalimin përpara selisë blu, në përfundim të marshimit.

Ai tha se Shqipëria dhe Europa nuk e kanë parë asnjëherë këtë qëndresë të qytetarëve.

“Nuk ka forcë të na ndalë mbi kauzën tonë, e keqja duhet të ikë për t’i hapur vend “Shqipërisë si gjithë Europë.

Në një kohë kaq të shkurtër, me mbi tre orë nuk ka pushuar shiu asnjë sekondë, në përfundim të kësaj proteste jemi edhe më të qartë dhe të bashkuar për të konkretizuar gjithçka për demokracinë, për lirinë”, tha Basha.

Ai u shpreh se kjo e sotmja është një mesazh i qartë.

“Le të jetë e sotmja mesazhi i vendosmërisë me të cilën do ta vazhdojmë këtë betejë, të vendosur, të fortë, kurajozë për betejën pa kthim për Shqipërinë si gjithë Europa. /k.k/noa.al/