Transmetuar më 13-05-2019, 20:59

Protesta e opozitës së bashkuar ka vijuar sipas itinerarit të përcaktuar në kryeqytet këtë mbrëmje.

Pas Kryeministrisë, Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Parlamentit, Ministrisë së Brendshme, protestuesit janë zhvendosur tek Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Protestuesit kanë thyer disa xhama të ndërtesës së policisë së kryeqytetit si dhe kanë hedhur molotov.

Protestuesit bëjnë thirrje për largimin e qeverisë dhe lirimin e protestuesve që janë arrestuar në 11 maj.

Marshimi vijon në rrugën “Myslym Shyri” e për të shkuar drejt selisë së Partisë Demokratike ku edhe pritet mbyllja e protestës./a.k/noa.al/