Transmetuar më 13-05-2019, 20:42

Opozita e bashkuar u mblodh mbrëmjen e sotme në protestën e saj të radhës në kryeqytet, me thirrjet “Rama ik”.

Ndryshe nga protesta e kaluar kjo e sotmja është një marshim protestë.

Pas mbërritjes tek ministria e Brendshme, protestuesit e opozitës kanë hedhur kapsolla të shumtë dhe flakadanë përpara zyrave të ministrit Sandër Lleshaj.

Protestuesit kanë rrëzuar gardhin metalik, ndërsa policia nuk ka reaguar ndryshe nga e protesta e së shtunës.

Protestuesit u mblodhën në të dyja anët e Ministrisë.

Të pranishëm aty ishin edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha./a.k/noa.al/