“Rama ik” dhe “parlament i krimit”, protesta vijon sipas itinerarit
Transmetuar më 13-05-2019, 20:35

Opozita e bashkuar u mblodh mbrëmjen e sotme në protestën e saj të radhës në kryeqytet, me thirrjet “Rama ik”.

Pas Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, ku u hodhën tymuese e shashka si dhe u thyen edhe xhamat e disa dritareve, protestuesit marshuan drejt Parlamentit.

Para sallës së seancave plenare protestuesit kanë thirrur: “Rama ik” dhe “parlament i krimit”. 

Pas Parlamentit, destinacioni i radhës së protestuesve ishte Ministria e Brendshme dhe për të vijuar te Drejtoria e Policisë së Tiranës.

Të shtunën u shënuan përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë. Ndërsa sot, opozita protestoi paqësisht.

Policia ka marrë masat përsëri, duke rrethuar godinën e Parlamentit me tela me gjemba, edhe pse rruga vazhdon të mbetet e hapur për kalimtarët.

Loading...
loading...
Loading...