Transmetuar më 13-05-2019, 20:29

Policia e Shtetit njoftoi lëndimin e një efektivi në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit zyrtar, bëhet e ditur se polici është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

“Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u hodh një numër i madh kapsollash të ndaluara.

Si rezultat i këtyre goditjeve është lënduar një punonjës policie, i cili është dërguar në spital për trajtimin e nevojshëm.

Policia e Shtetit u bën thirrje drejtuesve të protestës dhe protestuesve që të ndalojnë goditjet provokuese ndaj policies”, thuhet në reagim.

Ndërkohë vijon marshimi i protestuesve, teksa një pjesë e tyre po qëndrojnë përpara Parlamentit. /k.k/noa.al/