Jeni kuriozë? NASA tregon se si do të duken shtëpitë në planetin Mars
Transmetuar më 13-05-2019, 19:47

Për herë të parë, NASA ka publikuar pamje 3D të shtëpive për astronautët që mbërrijnë në Mars, në të ardhmen.

Agjencia Amerikane e Hapësirës bëri publik se dizajni që ishte futur si pjesë e një konkursi, dha një çmim prej 500 mijë dollarë për fituesin.

Strukturat u hartuan nga fabrika e hapësirës AI, me qendër në Nju Jork.

Elementët që përdoren për t’i ndërtuar ato kanë të gjitha materialet që mund të përshtaten me hapësirë.

Ekipet e NASA-s po punojnë që të kthejnë realitet jetesën në planetin Mars.

Më parë këtë vit, kreu i Agjencisë Hapësinore parashikoi se personi i parë që do vendosë këmbën në Planetin e Kuq do të jetë një grua. /k.k/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...