Transmetuar më 13-05-2019, 19:14

Sapo mbërriti, Lulzim Basha iu drejtua me fjalim të pranishmëve në protetë duke e nisur me atë që ndodhi në protestën e së shtunës.

Sipas kryedemokratit, dhuna që Rama iu përgjigj protestuesve ishte barbare.

“Vetëm 48 orë më parë, shqiptarët u bashkuan në një protestë të jashtëzakonshme për ta kërkuar një të drejtë të patjetërsueshme të Kushtetutës tonë, një të drejtë elementare të demokracisë, garancinë dhe themelin e vlerave evropiane, votën e lirë.

Qeveria dhe kryeministri ilegjitim ju përgjigj thirrjes tonë me dhunë barbare, me rrahje, me gaz lotsjellës”, tha Basha.

Në Europë nuk shkohet me drejtësi të kapur që mbron kriminelët, u shpreh Basha, teksa tha se në kushte të tilla nuk mund të shkohet në Europë.

Sipas tij, opozita dhe Partia Demokratike nuk do ta lejojnë më këtë situatë, ndërsa u shpreh se Europa e di se “ne këtu në këtë shesh jemi garancia e vetme që lufton për vlerat e Eurpës dhe perëndimit”.

Kjo protestë, tha Basha është kundër zgjedhjeve false, dhe se zgjedhje të tilla nuk do të ketë më. /k.k/noa.al/