Transmetuar më 13-05-2019, 18:57

Opozita ka nisur protesën përpara kryeministrisë, teksa është parashikuar një marshim në disa institucione.

Mësohet se pas kryeministrisë, protestuesit do të zhvendosen drejt ministrisë së Brendshme, Parlamentit, dhe më pas Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Kjo e sotmja është një marshim-protestë, teksa erdhi pas përplasjeve të ashpra të së shtunës.

Nën thirrjet “Rama ik” protestuesit vijojnë të qëndrojnë aty, ndëra polisia ka marrë pasat si zakonisht.

Më herët, nga LSI, Petrit Vasili tha se pavarësiht kushteve të motit, qytetarët janë aty.

Kjo është e pesta protestë kombëtare e opozitës së bashkuar, që pas djegies së mandateve. /k.k/noa.al/