Transmetuar më 13-05-2019, 18:13

Presidenti Ilir Meta ka vizituar në spitalin e Traumës, Sahit Dollapin që prej ditësh po merr mjekim.

Sekretari Organizativ i PD-së u dhuna nga forcat speciale në protestën e së shtunës.

Në momentin që po vraponte, pas urdhrit për ta kapur, u rrëzua dhe pësoi dëmtime në shpatull dhe këmbë.

Dhe sikur të mos mjaftonte, u përball edhe me shkopinjtë e gomës të forcave të rëndit.

Ky veprim u dënua nga ministri Lleshaj që tha se ishte i vetmi episod që nuk duhet të ndodhte.

Burime të Noa.al kanë konfirmuar se Dollapi pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në shpatull. /k.k/noa.al/