Transmetuar më 13-05-2019, 17:41

Zgjedhja e një pjate mund të japë të dhëna interesante mbi personalitetin dhe mënyrën e përballimit të jetës. Bazuar në shenjën tonë të horoskopit, zbulojmë se cila pjatë mund të jetë e preferuara për ne, apo për njerëzit që na interesojnë. Nga antipasta, tek ëmbëlsira, le të zbavitemi me yjet dhe të zbulojmë çfarë u pëlqen njerëzve që na interesojnë.

Dashi

Je shenja e parë e zodiakut dhe ushqimi yt i preferuar, pa diskutim është një pjatë e parë. Para një pjate makaronash me salcë me mish të grirë, apo salca të tjera jo shumë të sofistikuara, lind edhe dashuria jote për pjatat e shëndetshme dhe me shije të fortë. Nuk shqetësohesh shumë për prejardhjen e asaj që ha dhe shumë shpesh nuk di as të dallosh përbërësit e asaj që sapo konsumove. Nuk shërben ëmbëlsira për të përmbyllur vaktin tënd. Preferon një liker të mirë.

Demi

Në kuzhinë nuk ke kundërshtarë. Të pëlqen të gatuash edhe të hash pjatat e sapo bëra vetë, mjafton të jenë substanciale, të bukura për t’u parë dhe të pranueshme për barkun tënd. Edhe aroma luan një rol të rëndësishëm, kur bëhet fjalë për të zgjedhur ushqimin që do të konsumosh. Nuk i thua ‘jo’ asgjëje, por një pjatë e dytë e pasur, është e preferuara jote, me bazë mishin e një cilësie t ëlartë. Për ta shoqëruar, nuk mund të mungojë një kanë verë e kuqe. Këto janë kënaqësitë e jetës sipas Demave!

Binjakët

Nuk je njeri shumë ‘llupës’, por kurioziteti të shtyn shpesh të eksperimentosh pjata të ndryshme, mbase në porcione të vogla. Pjatat shoqëruese të tërheqin më shumë se çdo gjë tjetër, sidomos kur janë me ngjyra dhe serviren me fantazi. Je gjithnjë në kërkim të shijeve të reja dhe nuk nakohesh nëse nuk janë siç i prisje. Të pëlqen edhe të luash në kuzhinë e të marrësh rolin e shefit të saj, sidomos kur ke miq në shtëpi dhe do t’i surprizosh.

Gaforrja

Mes një vakti në shtëpi apo restorant, ti nuk ke dyshime: rehatia dhe ngrohtësia e ambjentit shtëpiak për ty nuk kanë çmim. Të pëlqen të kënaqësh njerëzit që do, duke u përgatitur piatancat e tyre të preferuara dhe duke i përkëdhelur me sjelljen tënde. Mes të gjitha pjatave, ajo që nuk mund të mungojë në tavolinën tënde, është ëmbëlsira. Tortat e bëra në shtëpi për ty nuk kanë sekrete dhe, nëse rastësisht nuk kishe kohë për t’i bërë vetë, ke gjithnjë një pastiçeri të besuar.

Luani

Pjata kryesore në tavolinën tënde duhet të jetë një pjatë e parë, e pasur, e bollshme dhe e bukur për t’u servirur. Lazanjet e bëra në shtëpi janë mes të preferuarave për ty, sidomos në variantin me mish të grirë. Je tip që ha shpejt. Gatuan në mënyrë artistike dhe krijon pjata shumë të shijshme, por nuk ke qejf të pastrosh rrëmujën që ke bërë dhe gjithnjë ia delegon këtë përgjegjësi dikujt tjetër.

Virgjëresha

Je një person gjithnjë i kujdesshëm ndaj ushqimit. Në vendbanimin tënd është thuajse e pamundur të gjesh ushqime të skaduara, sepse nuk e ke për zakon të bësh blerje pa patur sigurinë se i konsumon. Në sasinë e asaj që ha, ke gjithnjë tendencën për të frenuar dhe për këtë arsye, pjata jote e preferuar mund të jetë një antipastë e shijshme, e lehtë dhe e ushqyeshme. Pjatat me bazë peshkun apo perimet janë ato që të dalin më mirë, kur gatuan vetë.

Peshorja

Ty të pëlqejnë dekorimet, madje edhe në kuzhinë. Nuk të intereson shumë  ajo që ha, se sa prezantimi i pjatës. Ja përse e preferuara jote, mund të jetë një pjatë mesi (mesore). I zgjedh me kujdes ushqimet e shëndetshme  dhe me pak kalori.  I vendos në pjatë me elegancë, shoqëruar me lule që mund ta bëjnë pjatën shumë të bukur dhe ftuese për sytë.

Akrepi

Në kuzhinë je shumë i/e paparashikueshëm/e dhe është e vështirë të zbulosh se cilat janë gustot e tua, sepse bën gjithçka për t’i mbajtur të fshehta. Por, pjata që porosity më shpesh në restorant, është një pjatë e dytë me bazë mishin ose peshkun e cilësisë së lartë. Të pëlqejnë pjatat me erëza dhe të sofistikuara dhe për këtë nuk e sheh fare çmimin. Një detaj për të mos u nënvlerësuar është fakti se me kë zgjedh ti të drekosh apo darkish. Zakonisht shoqëruesit e tu janë miq apo familjarë shumë të afërt.

Shigjetari

Në udhëtimet e tua të gjata nëpër botë, ke shijuar shumë pjata të ndryshme, gatuar sipas traditave. Kështu, pavarësisht talentit tënd kulinar jo shumë të shkëlqyer, ndonjëherë gatuan për të ftuarit e tu. Të preferuarat e tua sipas shqip janë pjatat e dyta, por jo domosdoshmërisht me bazë peshkun apo mishin. Të pëlqen të eksperimentosh edhe receta vegjetariane apo vegane, të servirura në pjata të degradueshme në natyrë.

Bricjapi

Nuk dëshiron të humbësh kohën në kuzhinë dhe nuk para përgatit shpesh receta që duan shumë impenjim. Zgjedhjet e tua shpesh bien mbi pjatat e para e të thjeshta, pa patur nevojë për shumë përgatitje apo përbërës të kushtueshëm. Makaronat apo orizi integral hyjnë në preferencat e ta, sidomos nëse pas ngrënies do kesh takime pune të rëndësishme dhe nuk do doje të të shkarkonin bateritë.

Ujori

Për ty është gjithnjë e rëndësishme të jesh disa hapa para në kohë dhe për këtë arsye, e preferuara jote është antipasta. Kur organizon darka apo dreka në shtëpinë tënde, do të surprizosh me pjata të sofistikuara. Zgjedh gjithnjë antipastat, në porcione të vogla, në mënyrë që të mos humbisni oreksin për pjatat e mëvonshme. Në restorant mrekullohesh nga mënyra si përshkruhen pjatat në menu.

Peshqit

Në cilësinë e shenjës së fundit të zodiakut, të pëlqen idea që me ty përfundon gjithçka. Çdo vakt për ty, duhet të përfundojë me një ëmbëlsirë të shijshme. Për ty nuk ekziston gjest më romantic se të ndash ëmbëlsirën tënde të preferuar me dashurinë tënde apo njerëzit më të dashur. Ndonjëherë të pëlqen të eksperimentosh me receta të reja, pavarësisht se kuzhina mund të shndërrohet në një ‘fushë beteje’, pasi rezultati do jetë gjithnjë i shkëlqyer.