Boçi fton maturantët në protestë: Urrejtja e Ramës s’njeh limite
Transmetuar më 13-05-2019, 17:01

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi pak para protestës së organizuar nga opozita sot, fton maturantët të jenë pjesë e saj. Përmes një postimi në “Facebook”, Boçi shkruan se të rinjtë maturantë kanë qindra arsye për të qenë pjesë e protestës të cilën e cilëson revoltë të shqiptarëve.

“Maturantë bashkohuni me qytetaët në protest. Keni qindra arsye familjare e arsimore për të qenë sot pjesë e revoltës së shqiptarëve, në 18.30. Për kushtet mizerabël, për prindërit e papunë e të grabitur, për librat e deformuar, për programet e cunguara, cilësinë e mjerueshme. Jo vetëm kaq! I shtohet dhe mesatarja e rritur me përdhunë”, shkran Boçi.

Më tej ai shton se ata nuk mund të hidheni në rrugë të madhe se do Rama dhe Ministrja e tij rishtare. “Shkatërruesit e Akademisë nuk mund të lejohen të shkatërrojnë të ardhmen e të rinjve. Nuk është hera e parë që Rama me Ministren e tij të Arsimit i ngulin thikë pas shpine maturantëve.

Në të gjithë këto vite e ka bërë rregullisht me ndryshimin e rregullave të pranimit në Universitete. Po kështu me mesataren, me investimet e munguara, me bibliotekat që nuk ekzistojnë, me laboratorët e degraduara. Urrejtja e Ramës ndaj të rinjve nuk njeh limite”, tha ai.

Sipas Boçit, “Tani që matura është pothuaj e përfunduar, është tradhëti t’i deklarosh maturantëve që pragu i hyrjes është rritur! Nota mesatare është objektiv që vendoset në fillim e jo tekë e Ramës. Kjo stimulon largimin masiv të tyre dhe lënien jashtë universiteteve.

Alibia e imponimit të tyre me këtë masë drejt arsimit profesional është mashtrim dhe përcmim njëkohësisht i vetë Arsimit profesional. Vetëm protesta i jep zgjidhje harbutërisë e tradhëtisë me të rinjtë. Ju presim në 18.30 para kryeministrisë!”/b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...