Transmetuar më 13-05-2019, 15:02

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, bën një vizitë ngushëlluese në familjen e major Klodian Tanushit, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit në Letoni.

Presidenti Meta shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një ushtaraku shembullor e patriot. Major Klodian Tanushi ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes, 10 maj 2019 në një spital në Letoni në ditën që iu dha lamtumira nëntetares Zarife Hasanaj, "Dëshmore e Atdheut".

Pak javë me parë, kontigjenti shqiptar fitoi garën e zhvilluar në bazën ushtarake Camp Adazi si ekipi me i mirë në vrap. Fotoja me kupën e fituar dhe që e mban në dorë majori i ndjerë Klodjan Tanushi, i përket pikërisht asaj dite.

Lajmin e rëndë prindërit e major Klodian Tanushit e mësuan nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralbrigade Bardhyl Kollcaku si dhe zv.shefja e SHPFA, gjeneralë Manushaqe Shehu.