Transmetuar më 13-05-2019, 13:35

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama teksa lëvdoi sjellen e policisë gjatë protestës së opozitës ditën e shtunë, e pasi solli në kujtesë protestën e 21 janarit, tha se protestuesit sipas tij nuk hodhën asnjë gur, e jo më zjarr ndaj Kryeministrisë, ka reaguar ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili.

Ai ka publikuar sot në faqen e tij në Facebook, videon nga ajo protestë, ku mes të tjerash duket se si është duke u djegur një palmë.

“Gënjeshtari Edi Rama dhe palma, që digjej në 21 janar. Dje Edi Rama gënjeshtari më i madh i këtij vendi deklaroi pa u skuqur fare: “Më detyron tu kujtoj se kjo godinë (kryeministria) para pak kohësh, në vitin 2011 nuk u qëllua me asnjë guriçkë dhe jo më me zjarr”.

Shiheni videon, se çfarë ka ndodhur përpara kryeministrisë në 21 janar se si gjakosej policia dhe si digjej palma dekorative nga vetë Edi Rama dhe kuptoni çfarë gënjeshtari ordiner qeveris Shqipërinë”, shkruan Vasili. /b.l/noa.al/