Transmetuar më 13-05-2019, 13:11

Fibromialgia është një sëmundje reumatike që klasifikohet si sindromi i dhimbjes kronike.

Simptomat që paraqesin janë dhimbjet fizike të rrezatuara në të gjithë trupin, me vëmendje të veçantë për pjesën e shpatullave, krahëve, brinjëve dhe nyjeve.

Ata që janë të prekur duhet të mësohen të jetojnë me këto dhimbje edhe pse ka disa trajtime multidisiplinare që synojnë zbutjen e simptomave.

Aspekti tjetër, përveç asaj fizike, është ai psikologjik; në të vërtetë ka vështirësi në gjumë, lodhje dhe depresion.

Këto simptoma trajtohen me antidepresantë të butë dhe një terapi kognitive-sjelljeje që shërben për të lejuar pacientin që të menaxhojë më mirë sëmundjen dhe për të parandaluar relapsin.

Sa më shumë që pacienti kujdeset për veten aq më shumë, terapia do të jetë më efektive./b.l/noa.al/