Tjetër rrjedhje nga radhët e PD, kandidati i Tiranës kërkon mandatin në KQZ
Transmetuar më 13-05-2019, 12:43

Një tjetër emër nga listat e Partisë Demokratike po kërkon mandatin në KQZ, për t’u bërë kështu pjesë e parlamentit dhe opozitës së re.

Kandidati për Tiranën nga listat e PD-së, Halit Valteri, ka dorëzuar në KQZ ditën e sotme formularin e dekriminalizimit.

Valteri ishte i 41-ti në listën e demokratëve për Tiranën.

Me marrjen e mandatit të Valterit, numri i deputetëve në Kuvend shkon në 117, nga të cilët 38 janë nga opozita.

Dy ditë më parë, kryetari i Partisë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenishehri, po ashtu dorëzoi formularin e dekriminalizimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve./b.l/noa.al/

Loading...
loading...
Loading...