Transmetuar më 13-05-2019, 11:51

Policia e Kosovës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, Dardan Molliqaj.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, është njëherësh bashkëshorti i ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini.

Molliqaj është arrestuar për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.

Partia Socialdemokrate e Kosovës, prej nga është zgjedhur deputet, kërkon lirimin e menjëhershëm të deputetit.

“PSD është për shtet të së drejtës, ku respektohet liria për protestë dhe kritikë. Prandaj, për ne është e papranueshme çfarëdo përpjekje për cenimin e tyre”, thuhet në reagimin e PSD-së. /a.y/noa.al