Transmetuar më 13-05-2019, 11:38

Pasditen e sotme në 18.30, opozita ka thirrur protestën e pestë kombëtare, e cila vjen e përshpejtuar, pas agravimit gjatë protestës së të shtunës mbrëmja, e cila u shoqërua me dhunë dhe 50 të arrestuar.

Mësohet se protesta do të jetë në formë marshimi dhe do të drejtohet nga kryedemokrati Lulzim Basha dhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Për mbarëvajtjen e saj, janë shtuar edhe masat e policisë, ku flitet për 1700 efektivë në bulevard.

Po ashtu në protestë do të mungojë sekretari organizativ i Partisë Demokratike, Sait Dollapi, i cili po ndiqet në spital, pas dhunës së ushtruar ndaj tij nga ana e policisë.

Në vend të tij do të jetë sekretari për burimet Njerëzore, Ervin Minarolli, i cili do të ketë kontakte edhe me policinë.

Sakaq sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka njoftuar policinë se protesta do të zgjasë deri në mesnatë, si dhe ka bërë me dije se për aktet e dhunës së policisë është bërë kallëzim penal. /a.y/noa.al