Transmetuar më 13-05-2019, 11:06

Kryedemokrati Lulzim Basha fton të gjithë qytetarët që ti bashkohen protestës së pasdites së sotme të opozitës.

Ai publikon një video me spotin e protestës, ku thuhet se asgjë nuk i ndal shqiptarët që luftojnë për liri dhe standarde evropiane.

“Shpresa është ndezur, pushteti i krimit nuk e fik dot më. Sot jemi më të fortë se kurrë. Asnjë hap pas!”, thuhet më tej.

Video mbyllet me thirrjen: Kundër krimit, kundër dhunës! Për Shqipërinë si gjithë Europa. /a.y/noa.al

Basha paralajmëron Ramën: Mos kalo caqet, do lutesh të kesh fatin e Gruevskit