Transmetuar më 13-05-2019, 10:57

Pjerin Ndreu heq dorë nga mandati i deputetit të Partisë Socialiste. Me anë të një letre drejtuar kryeparlamentarit Gramoz Ruçi, ai thotë se shkak për dorëheqjen është gara për zgjedhjet e 30 qershorit.

Ky vendim vjen pasi Partia Socialiste e ka kandiduar për të drejtuar Bashkinë e Lezhës.

“Duke qenë se mandati i deputetit, sipas nenit 69, pika 1, shkronja “d” është i papajtueshëm me mandatin e të zgjedhurit vendor, në përputhje me afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor, me anë të kësaj shkrese, po ju drejtohem për të deklaruar zyrtarisht heqjen dorë nga mandati i deputetit”, shkruan Ndreu.

Ndonëse opozita vijon ti qëndrojë idesë së bojkotit, Partia Socialiste dhe Kryeministri Edi Rama, kanë zyrtarizuar kandidatët për 61 bashkitë. /a.y/noa.al

Pjerin Ndreu njofton se largohet si deputet: Përkushtim në sfidën e re