Transmetuar më 13-05-2019, 09:46
Foto ilustruese

Një person i cili ishte i dyshuar për shkak të aktivitetit të tij të dyshimtë, është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.

Pas informacioneve të marra nga policia mbrëmjen e kësaj të diele se një person në një lokal në lagjen “Viserian Xhuvani” shpërndante lëndë narkotike,

u bë ndërhyrja e uniformave blu duke vënë në pranga R.A., 26 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shërbimet e policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al