Transmetuar më 13-05-2019, 09:35
Foto ilustruese

Një operacion i policisë italiane në zonën e Borgo San Lorenzo, ka vënë në pranga pesë persona mëngjesin e sotëm.

Në pranga kanë përfunduar katër shqiptarë dhe një italian që të gjithë me banim në Firenze dhe në provincat përreth.

Tre prej tyre u dërguan në byrg, ndërsa dy të tjerë u lanë me detyrim paraqitje.

Nga hetimet e policisë italiane, rezulton se të dyshuarit merreshin me shpërndarje droge prej disa kohësh.

Lidhur me të ndaluarit hetimet janë në vijim, për të zbuluar bashkëpunëtorë të tjerë të tyre. /a.y/noa.al