Transmetuar më 13-05-2019, 09:22

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë u shënua këtë të diel në Panama, 7 kilometër në juglindje të qytetit Plaza de Caisan, pranë kufirit me Kosta Rikën, një zonë jo shumë e populluar.

Epiqendra e tërmetit ishte në 37 kilometër thellësi, ku fatmirësisht nuk flitet për viktima.

Tërmeti u shënua në orën 13.24 me orën lokale, ose në 21.24 me orën tonë, ndërkohë që u ndje edhe në një pjesë të Kosta Rikës.

Mbrojtja Civile e Panamasë, deklaroi se nga tërmeti nuk ka të dëmtuar, dhe as alarm për tsunami.

Megjithatë pavarësisht kësaj për shkak të lëkundjeve të fuqishme, u shkaktuan dëmtime të shumta në godina. /a.y/noa.al