Transmetuar më 13-05-2019, 09:07
Foto ilustruese

Një makinë e cila ishte e parkuar, është përfshirë nga zjarri gjatë natës mes të dielës dhe të hënës.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1 të qytetit të Cërrikut.

Rezulton se mjeti në pronësi të shtetasit I.K., ishte parkuar në rrugë pranë banesës së të zotit, në momentin që është djegur.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, teksa dyshimet janë përqendruar në zjarrvënien e qëllimshme.

Policia po merr në pyetje të zotin e mjetit për të zbuluar më shumë mbi ngjarjen. /a.y/noa.al